Eminem ndihmon familjarët e viktimave të Manchester

Rrjetet sociale me ndihmën e Eminem kanë dhuruar rreth 2 milionë dollarë për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Manchester.

Ylli amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, ka bërë një postim në rrejtin social “Twitter” duke i ftuar fansat e tij t’i bashkoheshin fushatës “JustGiving”, të ardhurat e të cilës do ti dhuroheshin familjarëve të 22 viktimave.

Eminem, i cili nuk është një përdorues i madh i rrjeteve sociale, ka postuar këtë mesazh të rrallë, përmes të cilit ndihmoi që të mblidheshin sa më shumë të ardhura.