Elvana zbulon bashkëpunëtorin e radhës, nuk është Ledri, por një yll ndërkombëtar

Mjaftuan disa foto të postuara së fundmi që këngëtarja të ngacmojë imagjinatën e fansave. Ajo po xhiron klipin e saj të ri dhe ndërkohë që të gjithë menduan se do të ishte Ledri Vula bashkëpunëtori i radhës i këngëtares, Elvana sapo na e zbuloi vetë dhe nuk bëhet fjalë për reperin shqiptar. 30 vjeçarja  do të vazhdojë bashkëpunimet me producentin Poo Bear i cili këtë herë e ka bërë bashkë këngëtaren shqiptare me një  yll botëror, Sonny John Moore i njohur si Skrillex. Ky i fundit është një producent muzikor amerikan, Dj, këngëtar, autor këngësh dhe një multi-instrumentist. Si duket xhirimet po bëhet në det dhe seç kemi një ide që pas Jonas Blue edhe Elvana do t’i tregojë bukuritë shqiptare botës nëpërmejt klipit të saj.

1.1
1.2
1.3