Elton John, gati të tregojë jetën e tij në një autobiografi

Elton John është gati të tregojë historinë e tij me fjalët e veta në librin me kujtime, që pritet të publikohet në tetor.
“Jeta ime ka qenë si një vrapim i jashtëzakonshëm në malet ruse dhe tani jam gati ta tregoj historinë tim, me fjalët e mia”, deklaroi këngëtari në një video të publikuar në “Twitter”.
Sër Elton John e përshkroi si të parën dhe të vetmen autobiografi zyrtare të tij.