Eli Fara feston ditëlindje, Aurela Gaçe e uron me fjalë zemre

Këngëtarja e muzikës shqiptare Eli Fara festoi dje ditëlindjen. Të shumta besoj kanë qenë urimet që i kanë shkuar këngëtares së dashur për publikun shqiptar.

Vajza e saj Marina e ka surprizuar nënën e saj më të tufë të madhe trëndafilash të kuq. “U bëfsh 100 vjeçë e bukura ime @elifaramari ??”- shkruan Marina.

Një ndër urimet më të veçanta ishte ai i mikeshës së saj këngëtares Aurela Gaçe.

‘Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë,jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzoje zemrën me gjithçka dëshiron e mertiton. E ti, meriton shume, fisnike . E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës time’.