Eleni Foureira ndryshon look dhe nuk njihet më

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, është shumë aktive në rrjete sociale ku numëron fansa të shumtë. Së fundmi ajo i ka lajmëruar këta të fundit se një projekt i ri muzikor është rrugës.

Për realizimin e këtij projekti, Eleni ka ndryshuar tërësisht look. Këngëtarja ka prerë flokët dhe duket shumë ndryshe por bukur. Fansat nuk kanë hezituar ta komplimentojnë për look-un dhe shprehen se mezi presin ta dëgjojnë këngën e re.