Eleni Foureira do të performojë në finalen e ‘Eurovision’

Vitin e kaluar Eleni Foureira fitoi zemrat e gjithë publikut europian me këngën e saj ritmike “Fuego”, me të cilën prezantoi Qipron në ‘Eurovision’. Pavarësisht se kanë kaluar shumë muaj, kënga e saj vazhdon të mbetet hit dhe të dëgjohet në mbarë botën. Duke qenë se Eleni është kaq shumë e preferuar, do të ngjitet sërish këtë vit në skenën e ‘Eurovision’, jo si konkurrente, por si e ftuar speciale. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar përmes rrjeteve sociale se këtë vit do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’. Eleni ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: “Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti”.

Ky është një vlerësim i madh për këngëtaren dhe ajo ka treguar se ndjehet e nderuar që i është dhënë kjo mundësi. “Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar të njoftojë se unë do të performoj në finalen e ‘Eurovision’. Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”, ka shkruar këngëtarja. Kujtojmë se Eleni Foureira është me origjinë nga Fieri, por prej shumë vitesh është larguar nga Shqipëria me familjen për të jetuar në Qipro.