Ekstradohet nga Greqia 33-vjeçari i dënuar për vrasje

Është ekstraduar nga Greqia një 33-vjeçar i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve zyrtare Rezart Kalemi është arrestuar në Athinë.Më 21 prill të 2009 Kalemi së bashku me familjarë të tij kanë qëlluar me automatik drejt shtëpisë së familjes Mete, pas një konflikti që kanë pasur. Për pasojë mbetën të plagosur B. Zh. dhe E. N., pasagjerë të autobuzit që po kalonte në momentin e ngjarjes.