Egjipt, rrëzohet avioni rus me mbi 200 pasagjerë

Një avion rus me të paktën 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt.Lajmi është konfirmuar nga zyra e e shtypit e kryeministrit egjiptian.Avioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi. Mesohet se pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas rusë, turistë që po ktheheshin në vendlindje.Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paditura, po ashtu edhe fati i pasagjerëve.