Edhe pse nuk kaloi në tapetin e Kuq, Beyonce ishte mbretëresha e “Wearable Art Gala”

Ajo mund të ketë hyrë nga dyert e pasme të eventit por Beyonce nuk ka nevojë për tapet të kuq për të rënë në sy.

Diva e muzikës ka preferuar të mos bëjë shumë zhurmë teksa ka mbërritur në “Wearable Art Gala” në Los Angeles, mbrëmjen e së shtunës së bashku me Jay Z.

Ylli 35-vjeçar, e cila është në pritje të binjakëve, nuk ka preferuar të kalojë në tapetin e kuq të këtij event por ka publikuar një foto duke treguar veshjen e veçantë që kishte përzegjedhur për këtë ceremoni.

E veshur me një fustan të kuq dhe një kurorë me lule, Beyonce mund të quhet pasdiskutim mbretëresha e mbrëmjes.