Edhe pse anuloi pjesëmarrjen në ‘Grammy Awards’, Ariana Grande zbulon ‘look-un’ e mbrëmjes

Mungesa e Ariana Grande këtë vit në ‘Grammy Awards’, i habiti të gjithë, megjithëse këngëtarja e bëri publike arsyen e mosprezencës së saj.

Shkak për këtë ishte konfliktet që ajo kishte pasur me producentin e festivalit, ku Grande ishte ofruar të performonte 3 këngë, por ky propozim nuk ishte pranuar.

Megjithatë asgjë nuk e pengoi 25-vjeçaren të vishej për natën e veçantë të ndarjeve të çmimeve më të rëndësishme në muzikë. Ariana publikoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’, disa foto me fustanin i cili ishte dizenjuar pikërisht për mbrëmjen e 10 shkurtit.

Fustani ishte i punuar nga ‘ZacPosen’, në ngjyrë pastel dhe i jepte këngëtares një pamje madhështore.

Siç duket ajo ka zgjedhur ta shijojë këtë mbrëmje, pavarësisht mungesës në festival.