Edhe Michelle Obama si Marilyn Monroe
Michelle Obama bashkë me dy vajzat e saj kanë kaluar një moment të sikletshëm teksa zbrisnin nga avioni në aeroportin e Madridit.
Edhe pse Zonja e Parë e Amerikës u mundua të shmangte ndonjë incident, era e fortë bëri që ajo të dukej pak caste si Marilyn Monroe.
Prej ditësh Michelle bashkë me vajzat e saj kanë nisur turneun për të promovuar ‘Let Girls Learn’, iniciativë kjo që mbështet arsimin në mbarë botën për vajzat.