Edhe Klara Kardashian është shtatzënë

Karla Kardashian është kthyer, dhe Ellen DeGeneres ka ardhur si motra e harruar e Kardashian, Karla.

Si kostum për Hallouini, këtë herë ishte dhe një bark shtatzanie si pjesë e kostumit. Asaj iu bashkua Kourtney Kardashian, 38 vjeç, dhe Kendall Jenner, 21 vjeç, komediani Jay Pharoah, që luan rolin e babait të fëmijës së Karla-s.

Ellen kishte një veshje leopardi dhe një triko gri, dhe flokëve të saj të shkurtër u kishte vënë një paruke bjonde.

59-vjeçarja kishte veshur një palë syze shumë të mëdha, një zinxhir të trashë me logon e famshme të familjes, KK, një mori bizhuterish e unaza.

Në përpjekje për të qënë në sinkron me motrat e saj të famshme, Kim, Khloe dhe Kylie, ‘Karla’ bëri të ditur se dhe ajo është në pritje të një bebi gjithashtu.