Edhe Britney është fanse e Adele

Këngëtarja britanike, Adele, ka vazhduar me thyerjen e rekordeve me albumin e saj të ri dhe hitin “Hello”.
Përpos fansave në të gjithë botën, duket se edhe artistë të famshëm botërorë janë duke përkrahur suksesin e saj.
Artistja e famshme amerikane, Britney Spears, ka shfrytëzuar Instagramin për të treguar se sa shumë i pëlqen kënga e re e Adele.Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet duke vallëzuar me hitin “Hello”, ku është shprehur se do të vallëzonte me këtë këngë miliona herë.