Ed Sheeran provon dhe muzikën “country”

Ed Sheeran është shndërruar në një talent për të shkruar këngë në zhanrin country, duke realizuar një të tillë për një emër të njohur në këtë rrymë, Keith Urban.Krijuesi i “The Shape Of You” njihet për varietetin e stileve. Ai ka shkruar dhe ka bashkëpunuar me Rita Orën, Jess Glyne, DJ Khaled dhe “Boyzone”, përveç shumë e shumë të tjerave.Tani, Ed ka sfiduar veten në një drejtim të ri, duke shkruar muzikë country për artistin e njohur amerikan Keith Urban, bashkëshorti i Nicole Kidman.Keith dhe Ed janë takuar për herë të parë së bashku në emisionin “Late, Late Show” të James Corden, gjatë këtij viti, dhe aty Urban shprehu admirimin për talentin e tij muzikor.