Ed Sheeran, më i nominuari për çmimet ‘Mercury Prize’

Janë publikuar emrat e artistëve të nominuar sivjet për çmimet “Mercury Awards”, dhe më i nominuari ndër ta, është kantautori i famshëm botëror, Ed Sheeran.

Ed Sheeran është nominuar për çmimin “Mercury Prize”, kështu kanë bërë të ditur organizatorët e ceremonisë së këtyre shpërblimeve muzikore, duke e vendosur yllin botëror të muzikës në garë, me emra dukshëm më pak të njohur të skenës.

Stormzy, Blossoms, J Hus, Dinosaur, The XX, Loyle Carner, The Big Moon, Kate Tempest, Glass Animals, Alt J dhe Sampha, janë disa prej artistëve të tjerë të nominuar për çmimin që e kap vlerën prej 32.600 dollarësh.

Ndërkaq, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve, do të mbahet më 14 shtator të këtij viti.

Albumi i fundit i Sheeran-it, “Divide”, kryesoi top- listat muzikore këtë vit, si në Amerikë ashtu edhe në Britani të Madhe.

Çmimet “Mercury, të cilat konsiderohen si një lloj alternative e shpërblimeve më të rëndësishme të muzikës që janë ato “Brit Awards”, nganjëherë janë kritikuar për fokusimin në artistët me renome botërore më shumë se tek emrat e rinj dhe jo aq të njohur të skenës muzikore.