Ed Sheeran na prezanton të fejuarën

Këngëtari 27-vjeçar i “Shape of You” ka postuar në “Instagram” një moment të ëmbël me të dashurën e tij 26-vjeçare, të cilës i kishte propozuar në muajin janar, pas tre vitesh lidhje dashurie.

Në fotografinë, që si rrallë herë Sheeran ka postuar, çifti shihet i veshur me fanella të njëjta.

Këngëtari i shumë hiteve në këtë fotografi e ka përqafuar të dashurën e tij nga pas, ndërsa të dy e shohin njëri-tjetrin në sy, plot dashuri.