E vogla e “Obamave” punon kamariere

Nuk ndodh shpesh që vajza e një pushtetari të punojë në ambiente si restorante apo punë të ngjashme. Por në SHBA situata është shumë ndryshe. Sasha Obama, vajza e vogël e Presidentit amerikan, Barack Obama, ka lënë rehatinë e Shtëpisë së Bardhë, për t’u punësuar në një restorant me ushqime deti.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, që shkruajnë se 15 – vjeçarja ka pranuar një punë verore për të shërbyer ushqim në një restorant në Masaçusets. Sasha, e cila ka përdorur emrin e saj të plotë, Natasha, është shoqëruar për në vendin e punës nga një kontigjent prej 6 agjentësh të shërbimit sekret, raporton gazeta “Boston Herald”.

sasha1

Disa fotografi tregojnë vajzën e presidentit që mban të veshur uniformën e restorantit me ngjyrë blu dhe një kapele ndërsa punon deri në mbylljen e turnit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë komente rreth kësaj ngjarje, por Zonja e Parë, Michel Obama ka thënë se po përpiqet që vajzat e saj të bëjnë një jetë sa më normale si moshataret e tyre.