E rrallë! Ja çfarë bën Adele me fansen në skenë (video)

Viti i brishtë për britanikët sjell një traditë të hershme. 29 shkurti është e vetmja datë që i lejohet vajzave që të propozojmë të fejuarin për martëse.

Për të festuar këtë traditë këngëtarja Adele, në nisje të turit të saj në një arenë super të mbushur “Belfast’s SSE Arena” në Irlandë, i ka kërkuar një fanseje që ndodhej në sallë të ngjitej në skenë dhe ti propozonte të dashurit.

Pasi ka mësuar se kjo ishte tentativa e dytë e gruas për të bindur të dashurin për t’u angazhuar dhe ai më parë kishte thënë jo, Adele ka ikurajuar rreth 11.000 shikues prezent në sallë për të të thënë “Jepi Neil”!

Dhe ai ka thënë “Po”.

Më këtë koncert Adele ka nisur turin e saj botëtor. Këngëtarja do të zhvillojë  dhe një koncert tjerë në Belfast dhe më pas të të vijojë me 4 netë koncert në Manchester dhe 7 në Londër.

Të gjitha 750,000 biletat e për 56 data e koncerteve të saj janë shitur në shumë pak orë nga dalja në treg e tyre, vetëm në një New York, 100,000 bileta janë shitur brenda minutave, ndërsa mbi katër milion fansa u munduan më kot, që të gjenin vende për një ndër koncertet e saj në Madison Square Garden.

https://www.youtube.com/watch?v=KXY1aPYgKb0