E quan ‘të pasigurt’, Oprah i përgjigjet Donald Trump

Oprah Winfrey, gazetarja e njohur amerikane, e cila tashmë e ka thënë qartë që nuk do kandidojë për presidente, i është përgjigjur Donald Trump.

Pas segmentit 60 Minuta ku ajo u përball me votues pro dhe kundër Trump, Trump shkruajti në Tëitter që gazetarja ishte e pasigurt, pyetjet e saj ishin “të njëanshme dhe subjektive” dhe me fakte të “pasakta”, para se të shkruante që Oprah duhet të kandidonte që të “ekspozohej dhe të mundej”.

Ellen DeGeneres pyeti Winfrey-n rreth këtij postimi në programin e saj të mërkurë dhe ajo iu përgjigj siç di ajo.

“Unë u zgjova dhe thjesht mendova…”, tha Winfrey duke ngritur duart në ajër. “Nuk më pëlqen të jap energji negative, kështu që thjesht mendova, çfarë?”

Më pas tregoi sesi iu kthye emisionit dhe dëgjoi regjistrimin për të parë nëse në ndonjë pjesë të tij dukej subjektive apo e njëanshme. “Iu ktheva dhe pashë çdo pjesë. Telefonova producentët…Kisha punuar shumë për të bërë të kundërtën e asaj që u akuzova. Kështu që çdo gjë në rregull.”

Dy gratë e njohura të medias amerikane gjithashtu folën për donacionin e fundit të Winfrey-t për “March for Our Lives”, lëvizja që filloi nga të mbijetuarit e sulmit me armë në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas. Ajo dhuroi $500,000. Ajo gjithashtu këshilloi që studentët të organizoheshin dhe të ndërtonin strategji për të krijuar ndryshimin. “Arsyeja që lëvizja e të drejtave civile e përmbushi qëllimin ishte që kishte një strategji, ekzistonte një plan.”

Donaconi i Winfrey është në gjurmët e të famshmëve si George dhe Amal Clooney, Steven Spielberg dhe Kate Capshaw, që kanë dhuruar gjithashtu për këtë çështje.