E nominuar në “Billboard Music Awards”, Dua Lipa kërkon votën e fansave

“Billbaord Music Awards” zbuloi nominimet për edicionin e sivjetmë pak javë më parë.

Të nominuara në këtë spektakël ishin edhe dy artistes shqiptare: Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat u nominuan sivjet edhe në “Grammy”.

Dua, e cila ndiqet në rrjetin social Instagram nga miliona fansa, u ka bërë së fundmi thirrje ndjekësve të saj, që ta votojnë atë për kategoritë përkatëse në të cilat është nominuar.

Artistja Lipa konkurron për çmimet “Artisti i ri më i mirë”, “Çmimi i Arritjes së ‘Billboard’”, dhe “Kënga më e mirë dance/electronic” për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj linkun në Instagram, përmes së cilit mund të votojnë duke i rritur shansat e saj për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes.

“Është nderë për mua të jem e nominuar për çmimin e arritjes, kjo është mënyra se si mund të votoni për mua”, ka shkruar Dua në InstaStory.

Ndërkohë, këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, është e nominuar për çmimet “Kënga më e dëgjuar në radio” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit country”, për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line – por që për të dyja këto çmime vendos juria profesionale dhe nuk mund të votohet nga publiku.

“Billbaord Music Awards” do të keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në City Tv më 1 maj, ndërkohë ky është linku për të votuar këngëtaret shqiptare: https://www.billboard.com/bbmasvote#telescope_app