E la e dashura para martesës, këngëtari e harron dhe fotografohet në krahët e tjetrës

Këngëtari i njohur, Pete Davidson e ka lënë pas krahëve historinë me Ariana Grande. Artisti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, pjesë e së cilës është edhe Kaia Garber.

Të dy kanë më shumë se tre javë që dalin bashkë dhe kanë nxitur dyshimet se po përjetojnë një histori dashurie.

Çifti është fotografuar nga paparacët duke dalë nga një dyqan në Nju Jork, të kapur për dore dhe duke shkëmbyer buzëqeshje me njëri-tjetrin.

Mesa duket, Pete dhe 18-vjeçarja Kaia do ta bëjën publike lidhjen. Kujtojmë se në historia e kaluar me këngëtaren Ariana Grande mori fund në prag të martesës.

Gjithçka ndodhi pasi ish-i i Arianës, Mac Miller ndërroi jetë prej mbidozës dhe kjo mendohet të jetë arsyeja që çoi në fundin e historisë së Pete me yllin e popit.