E kishit dëgjuar ndonjëherë Oriola Marashin teksa këndon si soprano

Oriola Marashi është kthyer në një nga emrat më të dëgjuar dhe të lakmuar. Kjo edhe për faktin se modelja gjithnjë di të jetë në qendër të vëmëndjes me foto provokuese. Në instagramin e saj numëron ndjekës të shumtë.

Oriolën deri tani e kemi njohur si modelen bukuroshe të pasarelave. Por mesa duket ajo paska një tjetër pasion të hershëm. Ka qenë Alban Ramosaj ai i cili ka ndarë me ndjekësit momentin kur Oriola shihet duke kënduar si soprano.

Shumë ndryshe nga sa e kemi parë gjithnjë, Oriola ka treguar se nuk është thjesht e bukur por edhe shumë e talentuar. Në video dallohet qartë aftësia e saj për të kënduar në këtë rrymë të vështirë muzikore.