E kërkon Manchester United, por mbrojtësi po shijon pushimet me të dashurën

E ndërsa klubi i Manchester United po lufton për të nënshkruar me të, mbrojtësi i Leicester City, Harry Maguire po pushon në plazhin e Barbados.
Mbrojtësi i kombëtares angleze po shijon pushimet në Karaibe me të dashurën e tij Fern Hawkins pas Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Maguire ka lënë pas futbollin këto ditë edhe pse Manchester United po ngulmon për ta patur atë në ekip. Leicester nuk e lëshon mbrojtësin të paktën për 75 milionë euro.