E dashura e Ronaldos, një yll i vërtetë në Venecia

Georgina Rodriguez bëri të kthehen të gjithë sytë tek ajo kur arriti ditën e sotme në Festivalin e Filmit në Venecia.
24-vjeçarja, e dashura e Cristiano Ronaldos, dukej e mrekullueshme me fustanin e saj blu, ngjitur pas trupit.
Modelja u shfaq sot, pikërisht në ditën e parë të mbajtjes së festivalit të filmit në Venecia, që do të vazhdojë rrugëtimin deri në datë 8 shtator. Ky festival i përvitshëm mbahet për të 75-tin vit radhazi.
Georgina nëntorin e vitit të shkuar i dhuroi Cristianos fëmijën e tij të katërt, Alana Martina (fëmija i saj i parë biologjik).
Mesa duket, jo vetëm Ronaldo po bën bujë në gjithë botën për kalim këtë sezon në ekipin e Juventusit, por dhe Georgina s’po rri mbrapa me tërheqjen e vëmendjes së Italianëve dhe jo vetëm.