E bija e Stan Lee: “Kemi krijuar një superhero të ri”

Stan Lee dhe e bija, J.C. Lee, po punonin mbi një karakter të ri përpara se babai i superheronjve të ndërronte jetë dhe ajo deklaroi se do të vijojë ta çojë përpara projektin.

J.C. deklaroi për “TMZ”-në se heroin e ri e kanë quajtur Dirt Man, për të cilin nuk zbuloi shumë detaje, se çfarë fuqie ka apo se ç’pamje ka, por tha vetëm se është shumë interesant.

J.C. foli për dashurinë e të atit për personazhet e tij, po ashtu edhe për fansat, dhe tha se do ta mbajë në jetë punën e nisur prej tij.