Dy muaj pas ndarjes nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth shihet në shoqërinë e një vajze tjetër

Dy muaj pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, Liam është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze tjetër. Dyshja është fotografuar ditën e djeshme duke ecur së bashku, megjithatë identiteti i saj ka mbetur akoma i pazbuluar. Mesa duket pas lidhjes së re së yllit të muzikës pop me Cody Simpson, Hemsworth ka vendosur të ndërtojë një raport të ri në jetën e tij personale. Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë rreth statusit të ri të Liam, por ai ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj mënyre. Nuk dihet ende se çfaë mendon ish-partnerja e tij lidhur me këto ndryshime të menjëhershme në jetën e Hemsworth