Dy motrat shqiptare kthejnë jurinë e “The Voice” në Itali dhe kënduan SHQIP

Dy motra shqiptare, Serena dhe Ina Sinani, kanë arritur të përzgjidhen në garën e The Voice of Italy falë talentit të tyre.

Vajzat mahnitën jurinë italiane dhe bënë që të katër anëtarët të ktheheshin për t’i kërkuar në skuadrën e tyre.

Gjëja më interesante ishte se ato kënduan shqip, këngën e Era Istrefit dhe Ledri Vulës “Shumë pis” dhe sërish u përzgjodhën që të vijojnë garën.

Motrat u përzgjodhën nga artisti i njohur Gue Pequeno dhe do të vijojnë garën nën udhëheqjen e tij.

Kujtojmë se edicionin e parë të “The Voice of Italy” e ka fituar Elhaida Dani.