Dule: Rinumërimi i popullsisë, për pozicionin gjeografik të minoriteteve

Këshilli i përgjithshëm drejtues i OMONIA-s është mbledhur me përfaqësues të minoritetit të të gjithë jugut. Çështjet që do të diskutohen do të jenë ato të pronësisë dhe arsimit, si dhe ligji për minoritetet.Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i pranishëm në këtë mbledhje, tha se çështja kryesore eshte ajo e rinumërimit të popullsisë për të përcaktuar qartë pozicionin gjeografik të minoriteteve.Ligji i minoriteteve aktualisht është në formë drafti dhe pritet të sjellë dhe një qëndrim zyrtar të OMONIA-s, për këtë çështje.

Përgatiti: /E.C/