Dua do të rikthehet në Dublin për një arsye të pazakontë

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka njoftuar për një show të dytë në kryeqytetin e Republikës së Irlandës, Dublin.

Ky koncert do të zhvillohet në vitin 2018, pasi për shfaqjen e planifikuar më 10 prill biletat ishin shitur për pak sekonda.

Tani ajo ka vendosur të ketë edhe një mbrëmje në Dublin dhe do të këndojë edhe më 9 prill në kuadër të turneut për vitin 2018.

Ky sukses i madh i Dua Lipës vjen pas hitit “New Rules” që po vazhdon të dominojë në top-listat irlandeze, duke kaluar kështu javën e pestë në krye.

Edhe albumi i saj i parë është në top-dhjetëshen të albumeve në gjashtë javët e fundit.