Dua Lipa vjen në bashkëpunim me reperin dhe producentin amerikan

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka sjellë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me reperin Wale dhe Major Lazer.

‘My love’ quhet kënga, e cila ka ardhur vetëm në versionin audio.

Kjo është një ftesë e Wale që ka bërë për ta, pasi është një projekt që do të përfshihet në albumin e tij të fundit Shine. Lajmin e ka bërë të ditur Dua në rrjetin social, Instagram.