Dua Lipa me të dashur të ri, i zbulon tatuazhi

Disa foto intime të këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, kanë ngjallur dyshimet se ajo mund të jetë në një marrëdhënie të re dashurie, pas ndarjes nga modeli Chris Isaac.

Fakti që tregon se dyshja mund të jenë më shumë se miq, është tatuazhi i përbashkët që ata kanë në krah.

“Angel” është tatuazhi që Dua edhe modeli spanjoll Davo, kanë në krahët e tyre, ndërsa nuk mbetet pas as afërsia e tyre, që sipas të gjitha gjasave është më e madhe se sa miqësore.

Dua Lipa ka vetëm pak javë që është ndarë nga i dashuri i saj afatgjatë, Chris Isaac, teksa u përfol për një romancë me një nga anëtarët e One Direction.

Bukuroshja sapo përfundoi serinë e koncerteve në Amerikë në kuadër të turneut të saj botëror.