Dua Lipa, imazh i modelit elektrik të “Jaguar”

Një aspekt i dëgjimit të muzikës në makinë është reflektuar nga “Jaguar”, përmes artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Teknologjia është revolucionare. Të gjithë fansat e këngëtares mund të krijojnë një version të personalizuar të “Want to”, që sot është kënga më e miksuar në botë.
Falë një softueri të krijuar nga “Jaguar”, mund të gjeneroni miliona remikse origjinalë në tre mënyra të ndryshme, përmes të dhënave të blera në bordin e veturave të familjes, PACE, preferencave të ruajtura në Spotify, dhe duke krijuar një ritëm të thjeshtë nga smartfoni.
Pra, me këngën “Want To”, mund të krijoni versionin hip hop, dance, orkestral, drum dhe bass, për një milionë miksime të ndryshme.
Jaguar i-Pace është SUV i ri elektrik i kompanisë së njohur britanike, ndërkohë që ka mjaft risi edhe në anën motorike të kësaj veture luksoze.