Dua Lipa fiton në “BAMBI Awards”

“BAMBI Awards” është një nga ngjarjet më të mëdha të ndarjes së çmimeve në Gjermani.

Në këtë event morën pjesë emra të njohur ndërkombëtarë.

E njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj shumë shik në tapetin e kuq.

Por, Lipa rrëmbeu edhe çmimin në Kategorinë Ndërkombëtare “Bambi 2018”.

Çmimet BAMBI ndahen çdo vit për arritjet e artistëve, kryesisht atyre që janë të njohur në tregun e muzikës gjermane.