Dua Lipa, e para shqiptare me famë botërore që uron Festat e Nëntorit!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa nuk ka harruar të urojë Shqipërinë për Festat e Nëntorit.
Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me flamur në dorë para gjithë fansave të saj. Videon e ka shoqëruar me dy imazhe pranë partnerit Isaac, ku të dy shkëmbejnë puthje teksa janë të mbuluar me flamurin shqiptar.
Nuk munguan edhe fjalët e Duas në gjuhën shqipe: “Urime dita e flamurit Shqipëri me shumë dashuri. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri.”