Dua Lipa dhe Calvin Harris marrin çmimin ‘Kënga më e mirë e vitit’ në “Brit Awards”

Sukseset për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se nuk kanë të ndaluar!

Ajo tashmë numëron edhe një trofe më shumë, kjo sepse kënga “One Kiss”, të cilën ajo interpreton në bashkëpunim me Calvin Harris, është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Dyshja janë ngjitur të emocionuar për të marrë trofeun në skenë, ndërsa kanë përshëndetur fansat e tyre duke i falënderuar për suksesin që i dhanë këngës “One Kiss”.