Dua ka gati albumin e ri

Dua Lipa ka gati albuimin e ri dhe ne mezi po e presim.

Ajo ka punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe për albumin që do të mbajë titullin e hitit “Future nostalgia”.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka zbuluar datën e lançimit të albumit.

“Future nostalgia” do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 3 të muajit shkurt.

Albumi i ri i Duas po pritet me padurim nga fansat e saj dhe jemi të bindur se do të korrë sukses të madh.

Gjithashtu, ditën e nesërme do të publikohet edhe kënga “Physical” e këtij albumi, dhe sigurisht që çdo këngë të re të sajën do të keni mundësi ta ndiqni në City Radio dhe City TV.