Dua, artistja më e suksesshme femër në Britani

Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë të gjithëve me punën dhe përkushtimin që ka ndaj muzikës.
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy artistet, këngët e të cilave janë më të dëgjuarat, ndërsa tani vjen suksesi i radhës.
Përmes një postimi të publikuar në “Instagram”, sipas “Music News Facts”, Dua Lipa është zyrtarisht artistja më e madhe femër e vitit 2018, në Britaninë e Madhe.
Lipa po ashtu ka tre nga këngët më të shitura në Britani. “One Kiss”, me Calvin Harris është një nga këngët e para më të shitura.
E sa i përket performancave të saj, këngëtarja shqiptare shfaqet unike e rrethuar nga qindra dhe mijëra fansa që e përkrahin vazhdimisht.