Drogë dhe armë, ja me çfarë udhëtonte reperi përpara se të ndërronte jetë

Dy ditë pas vdekjes së reperit amerikan Juice Wrld, policia e Chicagos publikoi sot se në avionin e tij privat që po udhëtonte ato gjetën sasi të mëdha lëndësh narkotike dhe armë.
Autoritetet deklaruan se ata kishin informacion paraprak se në bordin e avionit kishte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të saj policia gjeti 41 pako plastike me marijuanë, 6 shishe me kodeinë, 2 pistoleta 9 milimetërshe dhe shumë municione luftarake.
Në rajon u shoqëruan dhe dy truprojat e reperit nën akuzën e mbajtjes së armëve pa leje.
Juice Wrld ndërroi jetë ditën e hënë në bordin e avionit të tij si pasojë e një krize.
Nga autopsia e bërë nuk ka realizuar se këngëtari kishte konsumuar lëndë narkotike, ndërkohë që mjekët kanë kërkuar një ekzaminim më të hollësishëm.