Droga, PD: Fqinjët të shqetësuar, Rama krekoset me Tahirin

Partia Demokratike e ka cilësuar si “tronditëse” deklaratën e bërë para pak ditësh nga prokurori i Antimafias së Leçes, Cataldo Motta, mbi trafikun e drogës nga Shqipëria.“Ai tha se droga nga Shqipëria në Itali vazhdon me të njëjtat ritme, duke theksuar edhe narkotikët e fortë të Afganistanit që kalojnë tranzit në vendin tonë. Por, më shqetësuesja, tha zyrtari i lartë Italian, është se tani ka nisur edhe trafiku i armëve”, ka deklaruar deputeti Keltis Kruja. Ai ka kujtuar se, prokurori i Antimafias tha gjithashtu se krerët e grupeve kriminale që veprojnë në Itali e më gjërë gjenden në Shqipëri.