Dokumentari që tregon për jetën stresuese që bënte Avicci para se të vdiste

Netflix do të publikojë së shpejti një dokumentar që flet për jetën e Aviccit vetëm 8 muaj pas ndarjes nga jeta. Ky dokumentar është filmuar përgjatë katër viteve dhe gjatë gjithë kohës është dëgjuar nga dj i famshëm të thuhet “Jeta ime është stresuese”. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga menaxheri i Aviccit Ash Pournouri i cili thotë: “Tim do të vdesë, me të gjitha intervistat, turnetë, dhe performancat, ai do të bjerë në tokë”. Në prill të vitit 2018, DJ 28-vjeçar u gjet i vdekur në Oman. “TMZ” raportoi se vdekja e tij u konfirmua si një vetëvrasje dhe në video familja e DJ-it shprehet se ai “nuk mund të vazhdonte më”. Gjatë dokumentarit pamjet tregojnë sesi Avicci ka luftuar me presionin për të qenë i suksesshëm dhe sesi iu dorzua alkoolit për të përballuar stresin.