Doktori paditet për vdekjen e yllit të muzikës

E veja e Chris Cornell po padit mjekun e këngëtarit për vdekjen e tij.

Vicky Cornell akuzon mjekun se i ka dhënë Cornell një mbingarkesë ilaçesh që çuan përfundimisht në vdekjen e tij në vitin 2017.

Ajo pretendon se Robert Koblin “me neglizhencë dhe në mënyrë të përsëritur” i dha këngëtarit “substanca të rrezikshme për ndryshimin e humorit”.

Vicky pohon se medikametet që i dha Koblin “dëmtuan aftësinë njohëse të Cornell, mjegulluan gjykimin e tij dhe e detyruan që të kishte sjellë të rrezikshme impulsive që ai nuk ishte në gjendje ti kontrollonte, duke i kushtuar jetën”.

Cornell gjithashtu pohon se mjeku nuk e kishte ekzaminuar fizikisht këngëtarin para se ti rekomandonte ilaçet.

Mjeku nuk ka bërë asnjë koment publik mbi akuzat.

Cornell u gjet në një dhomë hoteli në Detroit dhe vdekja e tij u konsiderua vetvrasje.

Gjurmë ilaçesh u gjetën në trupin e tij, por një raport mjeko-ligjor tregoi se ilaçet nuk ishin shkaku i vdekjes së tij.

Cornell ishte vokalisti kryesor i grupit Soundgarden. Ai vdiq në moshën 52 vjeçare.