Do të ketë edhe 4 “Avatar” të tjerë

Avatar, filmi i suksesshëm i vitit 2009 që është më fitimprurësi në historinë e kinematografisë, do të pasohet edhe nga 4 filma të tjerë. Lajmin e bëri të ditur vetë regjisori James Cameron.61-vjeçari tha se pasi u takua me artistët dhe dizenjuesit më të mirë në botë, vendosi që të bënte edhe 4 filma. “Kemi vendosur që t’i futemi një projekti masiv kinematografik, duke bërë 4 filma epikë. Secili nga filmat do të jetë i veçantë, ndërsa të gjithë bashkë do të kompletojnë sagën”, tha Cameron.

Përgatiti: /E.C/