“Do ta përfaqësoj Kosovën dhe Britaninë në “Grammy””

Këngëtarja Dua Lipa ka treguar për “Billboard” sa krenare është me faktin që ka marrë dy nominime për “Grammy Awards”.

“Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të çmendur gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua”, ka thënë Lipa për “Billboard”.

Ajo tregoi se ka pirë shampanjë që në mëngjes për të festuar arritjen e madhe. Këngëtarja e hitit New Rules është nominuar për Artisten e re më të mirë, dhe Best Dance për këngën “Electricity”. Grammy Awards është ceremonia kryesore muzikore e vitit në SHBA./