DJ i famshëm shqiptar së shpejti baba

Vik Kraja është tashmë i njohur për dozat e tij të humorit, përveçse një Dj i talentuar.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit e tij,  duke publikuar një foto.

Në fotografinë e postuar, shfaqet Dj Vicky dhe partnerja e tij, Amanda, me barkun e rrumbullakosur, bashkëngjitur së cilës, Dj shkruan: “Po ti mi kur u fryve? Koha kalon shumë shpejt”, duke mos harruar sensin e humorit që e karakterizon.