Divizioni i filmave Sony humbet 1 miliard $

Korporata Sony ka pësuar një humbje prej 962 milion $ në tre muajit e fundit të 2016 e megjithatë gjigandi japonez ka vendosur të mos të vendosi divizionin e tij kinematografik në shitje.
Kompania thotë se kjo humbje erdhi nga një sërë faktorësh aktual dhe të së shkuarës, përfshirë dhe vetë blerja e studios e para 30 vjetësh dhe “ndryshimet dramatike në industrinë e argëtimit shtëpiak”.
Zëdhenësit e kompanisë thonë se përfitimi ekonomik i kompanisë pritet të rritet përseri dhe po merren masa për të përmirësuar përfitimin nga biznesi i filmave me shtrirjen e mëtejshme në Televizion. 5 vitet e fundit ka patur një rritje ne TV për sa i përket aksioneve të Sony. Një nga hitet më të fundit është seriali “The Crown” që mund të ndiqet në Netflix.