Digjet lokali i Kallashit

Sot në orët e para të mëngjesit, lokali i njohur “Kobra City” në afërsi të Prizrenit, në të cilin punon kërcimtarja Donjeta Kosumi (Kallashi), i është vënë flaka nga disa persona. Lidhur me këtë rast, ‘Kallashi’ ka treguar se, punën e kishte përfunduar në ora dy pas mesnate por vetëm në mëngjes ka mësuar për flakën që i është vënë “Kobra City”.“Po, është djeg. Unë sapo mora lajmin e sigurt që është djeg. Mbrëmë kam qenë në lokal deri sa mbaroi, deri nga ora 2. Unë nuk di gjp, veç pash gazetën”, thote Kallashi”.Ndonëse lokali është jashtë funksionit, Kallashi thotë se nuk shqetësohet se do të mbetet pa punë.