DiCaprio shet pronën e parë luksoze, të blerë pas suksesit të “Titanic”

Leonardo DiCaprio nxori në shitje rezidencën e tij luksoze në Hollywood, të cilën bleu me paratë e fituara nga “Titanic”. Aktori është duke e zgjeruar hapësirën në të cilën ai jeton.

Shumë kohë më parë, DiCaprio jetonte në një shtëpi me katër banja dhe katër dhoma gjumi, në lagjen Silver Lake të Los Angeles.

Ndërsa së fundmi, 44-vjeçari ka vendosur që ta nxjerrë në shitje rezidencën e tij luksoze prej 3.560 metrash katrorë. Plot 1.3 milionë paund është vlera me të cilën ai e nxjerrë në shitje, ndërsa e kishte blerë për 608.000 paund në vitin 1999.

“The Sun” raporton se aktori e kishte blerë rezidencën në fjalë dy vite pas rolit të tij në filmin “Titanic”, i cili i solli miliona fitime.

Rezidenca ka katër dhoma gjumi, katër banja dhe është e rrethuar nga një pishinë dhe po ashtu ka oborr, bibliotekë, kuzhinë të madhe, e shumë të tjera.

Ai planifikon që të zhvendoset së shpejti në një tjetër shtëpi luksoze për të jetuar.