DiCaprio dhe Scorsese sërish bashkë!

Një lajm i mirë për fansat! Rikthehet një nga dyshet më të suksesshme në Hollywood. Aktori Leonardo DiCaprio dhe regjisori Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në projektin “Roosevelt”, një film biografik i dedikuar ish-presidentit amerikan, Theodore Roosevelt, i cili do të prodhohet nga “Paramount Pictures”.Roosevelt, në moshën 42-vjeçare, u bë presidenti i SHBA-së më i ri në historinë e vendit, pas vrasjes së William Mckinley. Roosevelt më pas bëri ndryshime të rëndësishme në ruajtjen e zonave natyrore, parqeve dhe pyjeve.