DiCaprio dhe De Niro bashkë në filmin e ri të Scorseses

Martin Scorsese është duke përgatitur filmin e ri, ndërsa pjesë e tij janë aktorët e famshëm, Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro.
Legjenda hollivudiane, De Niro, ishte fitues kete vit në SAG Awards, ndërsa këtë çmim ia ndau pikërisht hamshori hollivudian, DiCaprio.Dy ikonat e kinematografisë kanë luajtur bashkë në filmin e vitit 1993, “This Boy’s Life”, ndërsa filmi i ardhshëm ku do t’i shohim bashkë do të titullohet “Killers of the Flower Moon”.Scorsese ka realizuar filma jashtëzakonisht të suksesshëm kur i ka pasur protagonistë këta dy aktorë (në filma të ndarë), ndërkaq kësaj radhe pritet që aktrimi i tyre të shkojë në një nivel tjetër.

“Kam mësuar shumë nga të dy (De Niro dhe Scorsese). Jam i lumtur që mund t’i quaj bashkëpunëtorët e mi… Është nder i veçante që pas afro 30 vitesh do ta kem mundësinë të luajë krahas Bobit (De Niros) në dramën e ardhshme të Martin Scorseses, ‘Killers of the Flower Moon’”, ka deklaruar DiCaprio.