Dhurata nga Blake Lively dhe mesazhi prekës i Ryan Reynolds

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë një ndër çiftet hollivudiane që po shndërrohen në jetëgjatët e kësaj industrie, por janë dhe tepër simpatikë. Gjithnjë e ngacmojnë njëri-tjetrin dhe mundohen të publikojnë në rrjetet sociale momente të bukura të jetës së tyre, por edhe plot ilaritet.

Ryan publikoi në “Instagram” një pikturë që bashkëshortja e tij ia ka bërë dhuratë, por që ka një domethënie të madhe dhe me tepër vlerë për aktorin.

Në mesazhin shoqërues, Reynolds shpjegoi se shtëpia në fjalë është ajo ku është rritur dhe puna e parë që ka bërë ka qenë shpërndarës gazetash: “Kam ndarë momente tepër të bukura në këtë shtëpi. Kjo pikturë ka shumë domethënie për mua”.

Por, si gjithnjë, nuk mungojnë notat e humorit: “Nëse ndonjëherë do të ketë ndonjë zjarr, në fillim do të marr pikturën, pastaj do të kthehem për Blake”.